Futboll Premier League Sport

Shoku i ekipit këshillon Paul Pogba si të dalë nga “kriza”!

Nemanja Matic ka këshilluar Paul Pogba të marrë më shumë përgjegjësi përsipër te Manchester United për t’u bërë futbollist i klasit ndërkombëtar.

United ka parë më të mirën dhe më të keqen nga Pogba në ndeshjet e fundit, pasi blerja 100 milionë euro ishte futbollisti më i mirë në fushë kundër Manchester City dhe Bournemouth, por më i dobëti në humbjen e fundjavës së kaluar kundër West Brom.

Francezi do të jetë titullar në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë, sot kundër Tottenham, pavarësisht se ka pasur kontrakdita me trajnerin Jose Mourinho.

“Pogba duhet të luajë ashtu si bëri ndaj Manchester United dhe të marrë gjithmonë përgjegjësi mbi vete,” – tha mesfushori serb.

“Ai ka cilësi dhe personalitet, prandaj duhet të ketë besim te vetja. Ai është ende i ri dhe të gjithë ne e dimë se sa mirë mund të luajë. Duhet të bëhet lider sepse ka mundësi të jashtëzakonshme për t’u përmirësuar duke u bërë lojtar i klasit ndërkohëmbëtare,” – tha Matic.

Në fund ai shtoi: “Pogba është një futbollist i madh. Vrapon shumë, ka cilësi me topin dhe mund të shënojë në çdo moment të ndeshjes, por edhe të mbrojë mirë. United ka nevojë për të, por ai duhet të marrë përgjegjësi mbi vete.”

Related posts

MESFUSHORI POGRADECAR SHËNON NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Skuadra e Endri Çekiçit merr kreun

Delo.autor

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Dhurata e mbrojtjes moldave, Cikalleshi zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

PAS RIKTHIMIT NË “BERNABEU”/ Revista e njohur godet me “parashikimin” për Zidane, ja shkaqet

Delo.autor

Leave a Comment