Futboll Premier League Sport

Ylli i Manchester United zbulon arsyen pse refuzoi Liverpool-in

Jesse Lingard ka zbuluar arsyen pse zgjodhi Manchester United dhe jo Liverpool. Lojtari i përfaqësueses angleze është kthyer në një lojtar kyç në Old Trafford dhe vetëm Romelu Lukaku ka shënuar më shumë gola se ai këtë sezon.

Por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe për Lingard, teksa ka luajtur si për United ashtu edhe për rivalët historikë kur ka qenë adoleshent.

Por arsyeja pse ka refuzuar Liverpool është shumë e veçantë: “Një ditë isha te Liverpool dhe dikush nuk më pasoi topin. Atë moment mendova se nuk mund të qëndroja më aty.

“U largova dhe i thashë gjyshit që po më shoqëronte, ‘Më mirë të shkojmë tek United’. Ju betohem kjo ka qenë arsyeja.

“Ndihesha më rehat tek United. Gjyshi akoma më sheh në ndeshje. Para ndeshjeve madje më dërgon mesazhe. Ndërsa kur shkoj për ta takuar më pyet se si janë gjërat. Familja është shumë e rëndësishme.”

Related posts

SHËNON NGA PIKA E BARDHË/ Shikoni ekzekutimin nga Lewandowski (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-CAGLIARI/ Mbrojtësi Gabia nuk grumbullohet nga trajneri Pioli, ja shkaku…

Delo.autor

Gjesti i madh i sulmuesit të Liverpulit, SHPËTON JETËN e 2 fëmijëve me donacionin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment