Futboll Sport

Humbja me Luftëtarin, Gjoka merr përgjegjësitë, por ja çfarë ndodh

Moment kritik për Vllazninë dhe për trajnerin Ernest Gjoka, i cili pas ndeshjes së humbur kundër Luftëtarit mori të gjitha përgjegjësitë mbi vete. I zhgënjyer pas ndeshjes, teksa në deklaratën për shtyp ai tregoi se kjo ishte përgjegjësi direkte për të. Deklarata e tij lë dyshime dhe hije largimi, megjithatë, në orët në vijim gjithçka do të zbardhet për të.

“Bëmë gabime, nuk patëm qartësi në lojë. Ishim në një ndeshje shumë të keqe. Është faji im për mos motivimin e duhur për skuadrën. I gjithë problemi është që nuk dimë të reagojmë dhe nuk kemi forcë që të ngrihemi. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, biem në stres. Kështu që kjo është përgjegjësia ime direkte dhe nuk kam ditur që të ingranoj lojtarët në mënyrën e duhur”.

“Ndoshta është momenti për të reflektuar. Nuk ka lidhje nëse e marrim apo jo përgjegjësinë, thjesht është problemi im që nuk kam ditur të motivoj skuadrën”.

Rastet e diskutuara – “Thjesht ne nuk duhet që ta kishim lënë situatën deri te prekja me dorë. Nuk ka asnjë lloj diskutimi”.

Related posts

IZMIR SMAJLAJ TRIUMFON NË TURQI/ Atleti shqiptar shpallet Kampion Ballkani në kërcim për së gjati

Delo.autor

Chelsea kërkon Bernat, por Bayerni e konsideron të pashitshëm

Sadik.Autor

BYLIS-KUKËSI/ Shpëtim Duro kërkon që të mos lëshojë më terren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment