Futboll Seria A Sport

DUKET NJË FUND I LUMTUR/ Moratti negocioi pajtimin, Icardi rikthehet tek Interi pa…

Inter dhe Mauro Icardi po afrohen me njëri-tjetrin, pasi kanë qenë këto ditë më të largët se kurrë. Historia që mban sulmuesin argjentinas larg Interit dhe nga fushat e lojës duket se do të ketë një fund të lumtur, menjëherë pas takimit sqarues të djeshëm midis numrit 9, gruas-menaxhere, Wanda Nara, dhe drejtorit zikaltër, Giuseppe Marotta.

Sipas “Corriere dello Sport”, diskutimi trepalësh, i ndërmjetësuar edhe nga Paolo Nicoletti, ish-komisioner i Serie A dhe avokati i FIGC, person shumë afër Massimo Morattit, do të sjellë rezultate pozitive.

Roli i Morattit në këtë histori ka ndikuar, por gjithsesi nuk është kryesor. Përveç dërgimit të Nicoletti, ish-presidenti i Interit ka pritur në zyrat e tij Icardin dhe Wanda Nara, dje në mëngjes, përpara takimit me Marotta. Pastaj, gjërat rrodhën suksesshëm dhe u zhvillua takimi trepalësh.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Icardi ka thënë në takim se nuk do të donte të shihej dhe të konsiderohej si një problem për Interin. Nga ana tjetër, klubi ka shprehur dëshirën për ta pasur sa më shpejt në fushë, që ta tërheqë skuadrën drejt golave, madje edhe më parë se të ndodhë takimi me presidentin Zhang, i parashikuar për javën e ardhshme.

Diskutimet në lidhje me rinovimin e kontratës nuk janë prekur në takim, ndërkohë që çështja e kohezionit të grupit do të ishte në qendër të vëmendjes. Klubi nuk do të tërhiqet nga vendimi i marrë për heqjen e shiritit, me rrezikun e humbjes së qetësisë në dhomën e zhveshjes, dhe Icardi do ta pranonte këtë qëndrim, duke qenë i disponueshëm për t’u kthyer në fushë, edhe pa gradën e kapitenit. Një përgjegjësi mbi shpatullat e Samir Handanovic, tashmë.

Nëse nuk ka pengesa të tjera, Icardi mund të kthehet në fushë që në ditët e ardhshme. E premtja mund të jetë dita e duhur për ta parë numrin 9 përsëri me shokët e tij. Para kësaj, ai duhet të kërkojë falje dhe më në fund ta mbyllë historinë e polemikave publike. Argjentinasi do të synojë ta rikthejë sërish Interin në Ligën e Kampionëve dhe të rimarrë vendin e tretë në klasifikim, 10 ditë para derbit të Milanos, që nuk ka qenë kurrë kaq vendimtar në vitet e fundit.

Related posts

Dënimi për Milanin është vetëm një vit, UEFA bëri lëmsh gjithë Europën

Sadik.Autor

ZIDANE “ZHVIRGJËROHET” NGA PEP GUARDIOLA/ Eliminimi i parë në Champions si trajner

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Barcelona-Ferencvaros. Rezultati 5-1

Delo.autor

Leave a Comment