Futboll Sport

Plaku flet me kode: Pjesa lart të mendojë kthjellët

Sulmuesi Sebino Plaku foli pas ndeshjes së fituar me Lushnjen me golat e tij. Kapiteni mori për dore ekipin dhe arriti që ta shpinte drejt fitores.
“Të them të drejtën se pas barazimit e ndjejmë presionin, por kjo ishte dhe nga situata që kemi kaluar. I ka ndodhur ekipeve shumë të mëdha që nuk përballuan trysninë, e dinim se do të na prekte dhe ne. Më erdhi keq që kemi ndryshuar stilin nga pjesa e parë e sezonit, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit.
Pozicioni – “Gjatë kampionatit jam munduar të përshtatem. Raçiç na mungon, pasi ka kontribuar. Ne jemi munduar që të krijojmë një sistem që të mos ndjehet mungesa e asnjë lojtari, që nga unë deri te çdo lojtar.
Ahmataj – “Nuk kam patur mundësi të flas me Ndreun. Doja ta falenderoja atë, pasi ka bërë mire gjatë punës së tij. Ai ka kontribuar shumë dhe doja ta falenderoja. Profesor Ahmataj është gjeneratë e re dhe ka ide të ndryshme. Afrimi i tij është një mundësi e re për ne. Mendoj se ka futur risi në rreshtim dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”.
Trysnia – “Ekipi duhet ta përballojë më lehtë situatën. Te ne si lojtarë është shumë e vështirë të mos prekemi, nga shumë situata. Po sërish ne, duhet të jemi më të qetë. Ekipi i Kamzës pritet ta përjetojë me nervozizëm, pasi eksperienca mungon. Eksperiencën nuk e blen dot, ajo fitohet. Po mundohemi të japim nga eksperienca jonë, por shpresojmë që pjesa lart të jetë më e kthjellët dhe të mendojë më qartë”, – përfundoi sulmuesi Plaku.

Related posts

DOPIETË PËR 4 MINUTA ME LOKOMOTIV ZAGREB/ Sulmuesi Uzuni: Asnjë SMS nga Reja, s’e mendoj konkurrencën…

Delo.autor

Zbulohet fotografia e rrallë e Neymarit në Madrid, brenda “Bernabeu-t”

Delo.autor

ËSHTË “STROFULLA E TIJ”/ Ronaldo “ndez motorët” për Champions: Tani vjen faza më e…

Isa.Autor

Leave a Comment