Champions League Futboll Sport

Klopp: Liverpooli nuk është në formën më të mirë për Romën në këtë moment

Jurgen Klopp ka thënë se barazimi 2:2 i Liverpoolit në udhëtim te WBA nuk ishte një përgatitje ideale për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Romës, që e zhvillon ditën e parë.

Liverpool e nisi mirë sfidën ndaj WBA duke shënuar dy herë përmes Ings dhe Salah. Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe arritën barazimin duke shënuar dy herë në fund të ndeshjes.

Ky barazim vjen pak ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

I pyetur nga ‘SkySports’ nëse skuadra e tij është mentalisht e përgatitur për ndeshjen ndaj Romës, Klopp u përgjigj: “Për momentin jo, por të martën do të jemi”.

Related posts

SFIDA VAZHDON JASHTË FUSHE/ Gjithçka për “El Clasico-n”, ylli i Barçës luajti me dy vida në dorë

Delo.autor

Reali ‘lëviz’ në merkato, gati nënshkrimi me sulmuesin e Valencias

Q.Autor

Norvegjia sjell padyshim kujtime të ëmbla për shqiptarët, nordikët i sjellin fat Shqipërisë

Sadik.Autor

Leave a Comment