Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit

Fernando Alonso është gati të largohet nga McLaren në fund të këtij sezoni, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, që e sheh dy herë kampionin e botës në Formula 1 larg nga makina britanike.

Sipas mediave spanjolle, Alonso ndihet i lodhur nga fakti se skuadra nuk është në gjendje t’i japë një makinë të aftë për të dueluar për titullin kampion, një makinë që të duelojë së bashku me Ferrari, Mercedes dhe Red Bull për fitore.

Pavarësisht se Alonso mund të largohet nga McLaren, ai do të vazhdojë të qëndrojë në Formula 1, pasi janë të shumtë pilotët që pritet të ndryshojnë makinë në fund të këtij sezoni. Aktualisht janë mjaft pilotë “big” që nuk e kanë rinovuar kontratën, si Lewis Hamilton, Valtteri Bottas, Kimi Raikkonen, Daniel Ricciardo e Carlos Sinz. Pra, sezonin tjetër mund të ketë surpriza në transferimin e pilotëve dhe spanjolli mund të gjejë një makinë kompetitive për titull.

Related posts

SHIFRA TË ÇMENDURA/ Messi mund të përfitojë 500 milion euro në 5 vite nëse kalon te Mançester Siti

Delo.autor

“DUHET TË RIKTHEHEMI TEK FITORJA”/ Flet ish-mbrojtësi Kalari: Partizani ka nevojë për një trajner…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus dhe Barcelona finalizojnë shëmbimin e lojtarëve…

Delo.autor

Leave a Comment