Sport Të tjera

Marolino Hoxha e Bruno Kola fitojnë etapën e dytë të kupës “Agim Tafili”

Është zhvilluar sot etapa e dytë e kupës “Agim Tafili” në çiklizëm, me pjesëmarrjen e çiklistëve më të mirë për të rritur e të rinj në këtë sport. Aktiviteti i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në nder të një prej ikonave të këtij sporti, dhuroi mjaft emocione si dhe u organizua në Shkodër, vendlindjen e Tafilit.

Sot u zhvillua etapa e dytë, Shkodër-Pukë-Shkodër, aty ku për të rritur triumfuan çiklistët e Apolonisë. Në dy vendet e para u renditën çiklistët fierakë, Marolino Hoxha e Kristel Sota, që kanë pas durrsakun Ridvan tafili të Teutës.

Ndërsa për të rinj triumfuan çiklistët shkodranë, ku sërish më i miri ishte Bruno Kola, që pat fituar edhe etapën e parë. Në sprintin final, Kola mundi shokët e tij të skuadrës Astrit Kronaj e Gjergj Zefi, të shkëputur që në start nga rivalët.

Pas përfundimit të garës u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të kupës nga ana e drejtuesve të FSHÇ-së, ndërkohë që e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, që kanë përgëzuar të pranishmit.

Related posts

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Të besuarit e Solarit mposhtin Levanten dhe mban vendin e tretë

Delo.autor

MANCHESTER CITY-PORTO/ Guardiola i beson treshes Aguero, Mahrez dhe Sterling (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVERPOOL PËR REKORD NË PREMIER/ Trajneri Klopp: Më vjen për të vjellë kur dëgjoj…

Delo.autor

Leave a Comment