Champions League Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Heynckes gati për Realin: Bayern do të tregojë se sa vlen

Skuadra e Real Madrid nuk luan këtë fundjavë, por për rivalët e tyre të radhës, kampionët e Gjermanisë të Bayern Mynih, ky fakt nuk do të ndikojë shumë në përballjen e parë gjysmëfinale të Champions League që dy skuadrat do të luajnë të mëkurën. Trajneri i bavarezëve Jupp Heynckes beson se skuadra e tij është mjaftueshëm në formë për të bërë një paraqitje të mirë dhe fitorja 3-0 ndaj Hannover e konfirmoi këtë gjë. Madje Heynckes la pushim disa nga titullarët, si Mats Hummels, Joshua Kimmich e Robert Lewandowski (u aktivizuan të 3 në pjesën e dytë) si dhe Franck Ribery.

Nuk mund të them nëse këto ditë ekstra që Real ka patur në dispozicion janë të rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme kur nis ndeshja është të jesh i përgatitur 100% psikologjikisht, gati për t’u përballur me një ekip kampion si Real. Unë i kam të gjithë lojtarët në dispozicion para këtij takimi me Real dhe jemi të fokusuar te kjo përballje që do të luajmë para fansave tanë. E rëndësishme është që të fitosh gjithnjë para një ndeshje në Champions. Luajmë çdo 3 ditë prej një kohe të gjatë dhe jemi mësuar me këtë ritëm, ndaj jemi të përgatitur dhe këtë gjë do ta tregojmë në fushë”, tha Heynckes.

Related posts

RRËFEN NGA JETA E TIJ/ Befason ylli i La Ligas: Është e vërtetë se marr pilula për…

Delo.autor

“MOS HARRONI SE…”/ Leonardo “hedh dritë” mbi të ardhmen e Neymarit: Duhet t’i analizojmë të gjitha!

Delo.autor

KAOS ME TAMPONIN/ 2 herë pozitiv dhe 1 herë negativ brenda pak orësh, si Muller rrezikoi zhvillimin e finales

Delo.autor

Leave a Comment