Futboll

Ish-trajneri i Inter, Lucescu: Nga Inter u largova prej Ronaldos, nuk mund ta pranoja

Ish-trajneri i Inter, Mircea Lucescu në një intervistë dhënë për “Revista 11”, mes të tjerave ka zbuluar disa detaje pikane në lidhje me largimin e tij nga zikaltërit, sikurse dhe për marrëdhënien me fenomenin, Ronaldo. “Moratti kishte një fiksim me numrat 10, në fakt në skuadër kishim katër të tillë në atë kohë. Ishte e pamundur që të aktivizoheshin që të gjithë.

Më pas ai më tha se isha i vetmi që kisha kuptuar Roberto Baggion, dhe se isha trajneri i tij i preferuar. Interi shënoi 25 gola në pesë ndeshje në shtëpi, luanim një futboll shumë sulmues. Por në gazeta lexohej se do të vinte Lippi në vendin tim në fund të sezonit. Atëherë bëra një hap pas, nuk ishte Moratti që më shkarkoi. Isha në New York dhe folëm në telefon, i komunikova vendimin tim. Atëherë Inter mori Hodgson deri kur erdhi Lippi”, tregoi Lucescu.

Rezultate imazhesh për lucescu ronaldo

“Isha i befasuar nga personaliteti i disa futbollistëve. Për shembull nuk duhej të kisha pranuar atë që bënte Ronaldo. Qëndronte zgjuar deri vonë natën dhe e dinin të gjithë, por askush nuk bënte asgjë. Kishte një marrëdhënie speciale me presidentin, që e admironte shumë. Për këtë u largova.

Në Champions League kundër Manchester United hoqa Ronaldon për të aktivizuar Ventolan, donte të luante por nuk stërvitej. Kështu që ai shkoi direkt te dhomat e zhveshjes, më pas në aeroport për të shkuar në Brazil. Drejtuesit e klubit më thanë se presidenti i’a lejonte sepse kishte të ëmën sëmurë. Më pas, gjatë karnavaleve u rikthye sërish në Rio. Ishte gjithsesi një kënaqësi ta shihje të luante, një kënaqësi absolute”, rrëfeu ish-trajneri i Inter.

Related posts

MILAN-JUVE/ Gatuzo i mohoi Championsin, Ronaldo kërkon hakmarrje 11 vite më pas

Isa.Autor

SFIDA NDAJ CARDIFFIT/ Sarri: Ai do të luajë 80% të ndeshjeve, medoj se…

Delo.autor

PLAS TEK REALI/ Varane: URREJ të jem si RAMOS! Mbappe? Ai është një ALIEN

Isa.Autor

Leave a Comment