Sport Të tjera

Rafael Nadal shkruan historinë, triumfi i 11-të në turneun e Montekarlos

Rafael Nadal fitoi sot turneun Masters të Montekarlos, duke mundur 2-0 në finale japonezin Kei Nishikori (6-3, 6-2 rezultati i dy seteve). Për tenistin spanjoll, numri 1 në botë, ky është triumfi i 11-të në këtë turne, një rekord absolut, duke mbrojtur titullin fituar vjet. Një paraqitje e shkëlqyer e Nadal, që konfirmoi edhe një herë se në këtë sipërfaqe është i pathyeshëm.

Finalja ishte një dominim absolut i Nadal, që pati epërsi në fushë në të dyja setet, duke u shkëputur që në pikët e para dhe thelluar diferencën. Nishikori, që rikthehej në fushë pas një pushimi të gjatë për shkak të dëmtimit, bëri maksimumin e mundshëm, por ndaj Nadal e pati të pamundur të rivalizojë dhe u dorëzua pa kushte. Për Nadal ky është trofeu i 31-të në turnetë Masters, një rekord.

Related posts

HAALAND DREJT BAYERN? Rummenigge: Se kuptoj se nga vinë këto zëra, ne kemi lojtarin më të mirë në botë…

Delo.autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Klubi i Tiranës njofton tifozët për çmimet e biletave, ja sa kushtojnë

Delo.autor

ZYRTARE/ Trajneri Nagelsmann nis punën tek Bayern më 6 korrik, por me gjysmë skuadre

Delo.autor

Leave a Comment