Futboll Sport

Pjesa e parë/ Spektakël në Laç, derbi i vërtetë

Lojë e fortë sportive në stadiumin e qytetit të Laçit. Kurbinasit dhe Kukësi luajnë hapur dhe kërkojnë tre pikët. Aksione sulmuese nga të dyja krahët dhe mundësi shënimi. Guri për skuadrën verilindore rrezikoi që në fillim, ndërkohë që më pas ishte Lushkja për vendasit ai i cili pas një goditjeje këndi gjeti rrjetën e jashtë. Reginaldo ishte shumë aktiv dhe provoi disa herë nga distanca, por pa mundur të befasojë Stivi Frashërin.

Në minutën e 27-të të takimit Kukësi pati mundësinë më të mirë për të shënuar me futbollistin e linjës së djathtë, Bujar Idrizin. Ish-lojtari i Llapit në Kosovë u ndal në gjuajtjen e parë nga portieri Selmani, ndërsa më pas e dërgoi topin ngjitur me shtyllën pingule. Nuk u besojnë syve miqtë pas rastit të humbur, që mund t’u jepte avantazhin.

Kategoria Superiore – Java 30

E diel, më 22 prill 2018, ora 16:00

Laçi – Kukësi 0-0

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Nika, Kallaku, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Kukësi: Frashëri, Zderic, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Cale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult

Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Dojando Myftari, Klodian Shahini

Karton i verdhë: Cale 23’

Delegat: Besnik Çela

Vëzhgues: Mhill Shkëm

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Ylli De Gea rinovon me “Djajtë e Kuq”, ja rroga e çmendur javore

Delo.autor

Pas dy golave në takim, trajneri i Portugalisë lavdëron Ronaldon

Sadik.Autor

SERIE A/ Hamsik: Juventus është klubi më i fortë, por jo ekipi më i fortë…

Sadik.Autor

Leave a Comment