Futboll Sport

E vërshëllejnë tifozët, Panuçi lë pa fjalë Ilda Bejlerin me gjestin e tij (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare po vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e saj të njëpasnjëshme.

Pas humbjes 3-0 me Kosovën, ata u mundën sot nga Ukraina me rezultatin 4-1 duke konfirmuar se me ardhjen e Panuçit i ka kapur kriza.

Ndeshja u zhvillua në Sot në Evian të Francës dhe të pranishëm ishin qindra shqiptarë, entuziastë në kulm, por në fund të zhgënjyer, aq sa kontestuan trajnerin, ashtu si ndodh kudo në botë.

Gjatë intervistës së teknikut italian për “Supersport”, tifozët kanë vërshëllyer duke shprehur hapur inatin e tyre për paraqitjen e ekipit.

Ndërsa ky i fundit nuk ka duruar më gjatë, duke e braktisur menjëherë intervistën. Të paktën të kishte vazhduar të thoshte atë që kishte për të thënë, pasi tani i humbi përfundimisht edhe tifozët.

Related posts

ANA TJETËR E KONTRATËS SË MESIT/ “Pleshti” largohet nga Barcelona me parametër zero vetëm me dy kushte

Delo.autor

Guardiola kërkon titullin kundër Unitedit të Mourinhos

Sadik.Autor

“SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NE”/ Jasir Asani nis mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti

Delo.autor

Leave a Comment