Futboll Sport

Frashëri nuk duron dhe kapet me gjyqtarin: Çuditërisht Laçi ka fat…

Stivi Frashëri nga ndeshja në ndeshje po tregon formën e mirë që po kalon te Kukësi, duke i dhënë shpesh pikë ekipit të tij, ashtu siç bëri sot në Laç. Por, gardiani korçar nuk ndalet me kaq, pasi ai akuzon gjyqtarët në mënyrë të drejtpërdrejtë për favorizim ndaj Laçit. E shpreh hapur në emisionin “Gol pas Goli” mendimin e tij, duke e përmendur dhe rastin e penalltisë që nuk u dha për sulmuesin Guri.

“Dëshiroja shumë që ta kisha këtë formë para dy vitesh. Kemi dy ndeshje që e ndiejmë mungesën e Rrumbullakut dhe të Shametit. Faktikisht kemi grup kompakt dhe nuk ndihen këto mungesa. Kjo fushë është shumë e ashpër, luhet fortë, kanë motivim të madh kundër nesh. Është në dorën e arbitrave këtu, sepse Laçi gjithnjë ka fat në fushën e vet me arbitrat. Ju e keni parë nëpërmjet pamjeve filmike që na është mohuar një penallti”.

“Ekipi që kur është kthyer nga Turqia ka treguar formën e mirë. Lojtarët kanë ulje-ngritjet e veta. Unë kam dhënë maksimumin për ekipin, por unë kam dhënë maksimumin. Ndonjëherë Guri ka shënuar dhe ka zgjidhur gjithçka, por ka pasur dhe ndeshje që unë nuk kam pasur punë. Më vjen mirë që kam mbajtur portën të paprekur nga golat për t’i dhënë skuadrës mundësinë për të fituar apo për të barazuar në një ndeshje”.

Related posts

KOSOVË-ÇEKI/ Mundësia Shpresave për kualifikim në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Totti nuk kursen vlerësimet për Ronaldon: Është i jashtëzakonshëm…

Sadik.Autor

NGA IDHULLLI TEK GOLI MË I BUKUR ME INTERIN/ Rrëfimi special i Lukakut: Levandovski më i miri i momentit…

Delo.autor

Leave a Comment