Derbi i Merseyside ka nisur mjaft i zjarrtë, pasi vetëm pas 145 sekondash Everton ka marrë kryesimin brenda në “Anfield”.
Richarlison ka qenë ai që ka mposhtur portierin Alisson, me brazilianin që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes së Liverpool.
Kështu, Everton merr kryesimin 0-1, duke konfirmuar formën jo të mirë që po kalon Liverpooli i Jurgen Klopp.