Albanian Stars Futboll Sport

Talentet në ”lupën” e Bogdanit, mësoni 28 lojtarët që duan ta bindin

Trajneri i Shqipërisë U19, Erjon Bogdani, do të ketë mundësinë të shohë disa futbollistë të rinj për ekipin e tij. Nga sot, deri më 27 prill, një numër i konsiderueshëm futbollistësh do të vëzhgohen me kujdes nga stafi teknik i kuqezinjve.

Lojtarë të shumtë nga kampionati ynë dhe nga jashtë vendit, kryesisht nga Italia. Pjesë e Shqipërisë U18 është edhe Armando Dobra, i cili luan ën Angli dhe EDS e përcolli lajmin për ftesën e tij disa ditë më parë.

Lojtarë të shumtë të datëlindes 2001, plot 28, ndërkohë që vetë Bogdani ka deklaruar për sajtin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit: “Një grumbullim që do të shërbejë shumë për të parë nga afër dhe për të njohur edhe lojtarët e kësaj datëlindjeje, e cila mbetet një pritshmëri shumë e mirë për vitin e ardhshëm dhe në shërbim të skuadrës përfaqësuese U-19.

Natyrisht pjesa më e madhe vjen nga skuadrat e kampionatit shqiptar, por pa dashur të anashkaloj këtu edhe lojtarët që luajnë në skuadra të ndryshme jashtë Shqipërisë. Gjatë këtyre ditëve do të shohim gjendjen, djemtë do të njihen më mirë me njeri-tjetrin, por njëherësh do të punojmë edhe në anën taktike për të vlerësuar pozicionet e gjithsecilit. Kjo moshë do të bëhet gati vitin e ardhshëm për U-19, dhe një grumbullim i tillë merr vlerë dhe që natyrisht do të pasohet me të tjerë”.

Related posts

GRAND SLAM “US OPEN”/ Rafael Nadal fiton me lehtësi ndaj tenistit Thiem

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton befason Verstappen në fund dhe triumfon në Hungari (VIDEO)

Delo.autor

“MANIAK I TËRBUAR”/ AGUERO kapet “MAT” duke e PREKUR blogeren në…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment