Futboll Sport

Frikë nga incidentet, policia strategji për të shmangur përplasjet

Ndeshjet mes Partizanit dhe Skënderbeut janë gjithmonë problematike sa i takon sjelljes së tifozëve, si kur zhvillohen në kryeqytet ashtu edhe kur luhen në Tiranë. Për këtë arsye policitë respektive marrin masa të rrepta që të shmangin përplasjet, të cilat në disa raste kanë qenë të dhunshme.

Dje, klubi i Skënderbeut bëri me dije se udhëtimit drejt kryeqytetit për tifozët korçarët do të jetë falas dhe autobusët do të nisen në orën 14:00 para stadiumit “Skënderbeu”.

Një gjë e tillë ka impenjuar edhe më shumë policinë e kryeqytetit që ka dyfishuar menjëherë masat, pasi ditët e fundit në rrjetet sociale ka pasur deklarata dhe thumbime të shumta mes dy tifozerive. Një numër i madh tifozësh korçarë që jetojnë në kryeqytet, gjithashtu kanë konfirmuar praninë e tyre në këtë ndeshje.

Por, policia e kryeqytetit ka vendosur që të shoqërojë autobusët e tifozëve të Skënderbeut që në hyrje të Tiranës dhe deri në dyert e stadiumit, për të shmangur incidentet. Gjithashtu planifikohet që korçarët të futen në stadium në momentin janë sistemuar të gjithë ultrasit e Partizanit në vendet e tyre. E njëjta skemë do të ndiqet edhe në përfundim të takimit, që të mos ketë asnjë incident.

Related posts

SKANDALI/ Lucas thirret nga gjykata spanjolle, vëllait të Theo Hernandez i kërkohet të zgjedhë burgun

Delo.autor

E BUJSHME/ Blatter tallet me Mbappe pas finales së Champions! Thumbon edhe PSG

Delo.autor

Pacult shtrydh lojtarët e Kukësit, të premten verilindorët lënë Shqipërinë

Sadik.Autor

Leave a Comment