Futboll Seria A Sport

START I MREKULLUESHËM/ Ibrahimovic i dhuron fitoren “Kuqezinjve”, Bologna nuk reziston (VIDEO)

Milani e ka nisur sezonin me fitore! “Djalli” mposhti me rezultatin 2-0 Bolognan duke konfirmuar formën e mirë të fundsezonit të kaluar. Trajneri Stefano Pioli duket se ka ndërtuar një ekip që funksionon dhe këtë e tregoi dhe në fitoren e sotme kundër Bolognas.

Ndeshja u hap në minutën e 35′ nga sulmuesi kryesot Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mori një pasim të mirë nga Theo Hernandez dhe me një kërcim të fuqishëm e goditi topin me kokë duke e dërguar në rrjetë për 1-0.

Pjesa e dytë solli dhe golin e dytë për kuqezinjtë, pasi Bennacer fitoi një penallti në minutën e 50′. Gjiganti i sulmit e mori përsipër që ta gjuante dhe nuk gaboi për 2-0. Vlen për t’u përmendur se trajneri Pioli i dhuroi debutimin Brahim Diazit dhe Tonalit në sfidën e sotme. Bologna e Mihajlovic duket se do të vuajë këtë sezon.

Related posts

HUAZIM PA TË DREJTË BLERJE/ Ja detajet e marrëveshjes Inter-Alexis Sanchez

Delo.autor

Chelsea vazhdon me ‘spastrimet’, gati ta huazojë yllin e saj te Schalke

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Në kushte karantine, Ramos i sfidon të gjithë me formacionin e fëmijëve në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment