Futboll Seria A Sport

SERIE A/ U dëmtua ndaj Napolit, Chiellini humbet derbin e Italisë

Sikur të mos mjaftonte humbja në përballjen direkte ndaj Napolit, Juventusi duhet të vuajë edhe pasojat e kësaj sfide që ka rihapur më shumë se kurrë garën për titullin kampion në Serie A.

Dëmtimi që pësoi qëndërmbrojtësi Giorgio Chiellini në duelin ndaj të kaltërve të Sarrit do ta mbajë futbollistin e përfaqësueses italiane jashtë derbit të Italisë ndaj Interit që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme dhe që mund të rezultojë një sfidë përcaktuese për fatet e titullit kampion.

Chiellini u largua pas vetëm 10 minutash lojë nga Allianz Stadium në sfidën ndaj Napolit për shkak të një problemi në kofshën e këmbës së majtë dhe në këtë mënyrë do të mungojë edhe në sfidën ndaj Interit, një humbje e madhe kjo për Massimiliano Allegrin.

Related posts

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

Guardiola irritohet me rivalët: Po më vrasin lojtarët në fushë

Q.Autor

MERKATO E DOBËT/ Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment