Moto GP Sport

MotoGP/ Dominoi në pistën Austin, por Marquez nuk është i kënaqur

 

Marc Marquez ka dominuar Çmimin e Madh të Amerikës që u zhvilluar dje në pistën Austin në Teksas. Fitore që për spanjollin ka qenë e gjashta në këtë pistë duke konfirmuar se ai është dominuesi i saj. “Për mua është një çështje strategjie”, konfirmoi në fund të garës piloti. “Duhet të nisem më mirë dhe të nxitoj. Ka shkuar çdo gjë mirë dhe më pas dita ta mbaj ritmin. Nuk kisha shumë besim për të fituar, por e fitova atë dhe arrita që t’ia dal. Mendoj se nuk kam bërë diçka të tillë në MotoGP më parë. Kam kërkuar përherë që të nxitoj në fillim, më pas avash-avash u rrëzova. Para garës isha i sëmurë dhe gjatë garës nuk isha keq”.

Marquez ka gjetur rivalë: “Mua nuk më ka pëlqyer gara sepse bëra shumë xhiro i vetëm. Por shkoi mirë kështu. Mendoj që Yamaha ishte më e fortë në ndryshimin e drejtimit, ndërkohë që unë bëra diferencën gjatë kthimeve në të majtë, janë të preferuarat e mia. Në të djathtë, duke parë dhe telemetrin e Honda-s tjetër, unë isha më i avancuar”.

Në fund, Marquez ka folur edhe për polemikat me Valentino Rossi-n: “Kam dëgjuar për atë që ndodhi në Argjentinë, por gjatë dy ditëve kam analizuar atë që mund të kisha bërë mirë dhe atë që mund të kisha bërë keq dhe kam kërkuar që të mos bëj të njëjtat gabime. Kur jam nën presion punoj më mirë”.

Related posts

E BUJSHME/ Neymar i siguron fitore Brazilit, bëhet pjesë e historisë së Kombëtares

Isa.Autor

U KONFIRMUAN ME COVID/ Tre lojtarët e Partizanit gjakosin Deian Boldor: I shkojnë poshtë pallatit dhe e rrahin në sy të motrës (DETAJE)

Delo.autor

Nisen për të parë Zvicrën me Brazilin, përfundojnë… në luftë

Sadik.Autor

Leave a Comment