Albanian Stars Kombëtarja

Tensionet me PAOK, Kaçe mendon largimin nga kampionati grek

E ardhmja e Ergys Kaçes është një prej temave të nxehta te PAOK-u, me karrierën e futbollistit që sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë larg klubit nga Selaniku.

Pasi e nisi sezonin si protagonist, duke luajtur në ndeshjet e para të superligës greke, për afro tre muaj mesfushori shqiptar, e Ergys Kaçes, nuk është aktivizuar në ndeshjet e kampionatit nga trajneri Lucescu.

Aktivizimi i tij i fundit ishte ai në ndeshjen e 29 Nëntorit të kaluar, ku PAOK-u fitoi 5-0 në fushën e Aiginiakosit, e vlefshme për Kupën e Greqisë, shkruan Super Sport.

Situata e krijuar rreth 24-vjeçarit e bën thuajse të paevitueshëm largimin, ndërsa menaxheri i Kaçes ka diskutuar në disa raste me drejtuesit e klubit për këtë situatë.

Në fund duket se palët kanë rënë dakord se lëvizja më e mirë për të gjithë do të ishte që lojtari të transferohej në një tjetër skuadër gjatë merkatos së Janarit.

Me këtë lëvizje Ergys Kaçe synon të gjejë një klub ku të ketë hapësira për të treguar kualitetin e tij, por mbi të gjitha për të qenë në formë dhe të mbajë vendin në Kombëtare për periudhën e përgatitjeve drejt kualifikueseve të Evropianit 2020 dhe të Ligës së Kombeve.

Related posts

PO SHKËLQEJNË NË SERIE A/ Reja gjen shpëtim me “tre muskutierët”, ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja (FOTO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ “Monstra” Uzuni, sulmuesi kuqezi shënon 5 gola në 5 ndeshje radhazi me Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Cremonese mposht Parmën, Ujkani i jashtëzakonshëm

Q.Autor

Leave a Comment