Gossip Sport

Ciro Immobile, romantik në rrugët e Milanos

Ciro Immobile është fotografuar në Milano me bashkëshorten e tij teksa kanë dalë për të bërë edhe shopping. Çifti simpatik nuk ka hezituar që të shkëmbejë edhe një puthje romantike gjatë xhiros. Duket që 28-vjeçari është shumë i lumtur pranë partneres së tij dhe pas fitores 4-0 në fundjavë ndaj Sampdorias, ku realizoi edhe dy gola.

Ylli i kryeqytetasve duhet të jetë gati dhe në top-formë për ndeshjen e radhës që do të luajnë të dielën ndaj Torinos në transfertë. Takim i vlefshëm për javën e 35-të të Serie A, ku djemtë e Simone Inzaghit do të kërkojnë tre pikët që të sigurojnë një vend për në Champions.

Gara në javët e fundit të kampionatit është akoma më e fortë, pasi Roma, Lazio janë me pikë të barabarta në renditje përkatësisht 67 secila, ndërsa Inter i pozicionuar në vendin e pestë me një pikë më pak. Zikaltërit do të përballen me kryesuesin, Juventusin, i cili ka një pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që tashmë zyrtarisht kërkon t’i marrë titullin, pasi e mundi në “Allianz Stadium” në fundjavë.

Related posts

PROBLEME FINANCIARE/ Vazhdon kriza për pronarët e Interit, Suning “ul qepenin” edhe në Londër

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Leeds me përmbysje në frymën e fundit dhe mban hapin me liderët

Delo.autor

PAS SKANDALEVE/ Shtatë akuza për përdhunim, vjen lajmi i mirë për kampionin e Botës

Delo.autor

Leave a Comment