Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Pogba sulmon shtypin anglez

Paul Pogba ka diskutuar të ardhmen përtej këtij sezoni te Manchester United.

Francezi ka dhënë një asist të mrekullueshëm në fitoren 2-1 të United ndaj Tottenham në gjysmëfinalen e FA Cup, me mesfushorin që është përzgjedhur Lojtari i Ndeshjes në dy ndeshjet e fundit pas shumë spekulimeve rreth së ardhmes së tij tek United në muajt e fundit.

Duke folur për francezët e Canal Football Club, Pogba ka folur për të ardhmen e tij duke sulmuar edhe shtypin anglez.

“Kush është Daily Mail? Nuk e njoh. Po të dëgjoja gjithçka që thuhet për mua, do të kisha shkuar te Marseille, Amiens apo Rennes, Manchester City, Real Madrid, unë do të kisha shkuar kudo…

“Për momentin jam te Manchester United. Jam vetëm duke menduar për të tashmen. Kemi një finale kupe dhe Kupën e Botës që po vjen.

“Merkato nuk është në mendjen time.”

Related posts

AS INTER DHE AS LAZIO/ Kumbulla do kalojë te skuadra tjetër e Serisë A. Sot pritet të mbyllet gjithçka

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Alcacer zbulon ëndrrat: Ja dy objektivat e mi për 2019

Delo.autor

DO LARGOHET NGA NAPOLI PAS PËRFUNDIMIT TË SEZONIT/ Lojtari shpërthen në lot pas penalltive i veçuar nga skuadra (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment