Formula 1 Sport

Formula 1/ Nuk e ka nisur mbarë, por Hamilton betohet për Mercedes

Një fillim i sezonit nën nivelin e pritshmërisë nuk i ka turbulluar humorin dhe ambiciet kampionit të botës Lewis Hamilton. Në një video në sajtin zyrtar të skuderisë gjermane, piloti britanik ka shfaqur dashurinë e tij për “Shigjetën e Argjendtë”.

“Shpresa ime për të ardhmen është që të vijoj të rritem, të shkëlqej dhe të shkoj përherë para. Ky, natyrisht, për të përforcuar marrëdhëniet tona, por dëshiroj vërtetë që të çoj këtë skuadër sa më larg të jetë e mundur. Dua që të jem pjesë e këtij udhëtimi, në të cilin Mercedes është skuadra më e suksesshme në historinë e Formula 1”.

“Dua që ta çoj sa më lartë të jetë e mundur dhe sa më larg të jetë e mundur, duke u ndeshur me aq sa fuqi kam si pilot. Mendoj se kjo do të mërzisë ekipin e kuq dhe makinat e kuqe, por ky është objektivi im…”.

Mbi të njëjtën temë, drejtuesi kryesor i skuaderisë së Brackley, Toto Wolff dha mendimin e tij: “E njëjta gjë vlen dhe për mua, është e thjeshtë. Kemi nisur që të fitojmë së bashku në katër vitet e fundit dhe nuk ka vend tjetër që do të dëshiroja të isha. Mendoj se mund të ndërtojmë diçka që, që po ta shohim pas për 20 apo 30 vite, mund të themi se kemi qenë pjesë e “Shigjetës së Argjendtë”, në kohën që Mercedes ka qenë më i suksesshmi në Formula 1. Të punosh për një markë dhe një gjeneratë si kjo, një gjeneratë e këtij tipi, është diçka që nuk ndodh shumë shpesh”.

Related posts

THUMBON GJYKIMIN NË TORINO/ Kapiteni i “Kuqezinjve” “mesazh” Juventusit: Na presin 7 FINALE…

Delo.autor

KAMPIONËT E FRANCËS PËRBALLEN ME KARATE/ Tuchel kap kokën me grushte, dëmtohet tjetër titullar (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Vllaznia pranë goditjes së madhe, i bën ofertë zyrtare ish-mesfushorit të Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment