Futboll Sport

Futbolli francez në zi, vdes ish-trajneri i ekipit kombëtar të “gjelave”

Një ditë e trishtë është kjo e sotmja për futbollin francez pasi ish-trajneri i ekipi kombëtar të futbollit Henri Michel ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e 70-vjeçarit e njoftoi Unioni i Futbollistëve Francezë (UNFP).

 

“Henri Michel, një monument i futbollit francez, vdiq këtë mëngjes. UNFP-ja shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjen dhe të dashurit e tij”, shkruan në Twitter UNFP-ja.

 

Ish-mesfushori i Nantes ka fituar 58 tituj ndërkombëtarë mes vitit 1967 dhe 1980, ka marrë pjesë në Kupën e Botës të vitit 1978 si dhe ka fituar tre herë kampionatin francez.

Ai drejtoi ekipin olimpik për meshkuj të vitit 1984 drejt fitores së medaljes së artë në Los Anxheles ku mundën ekipin e Brazilit.

Michel drejtoi ekipin kombëtar të Francës në vitet 1984 dhe 1986 duke arritur vendin e tretë në vitin 1986 në Kupën e Botës në Meksikë.

Related posts

“L’EQUIPE” ZBULON NJË PRAPASKENË/ PSG “zhduk” frëngjishten, ja cila është gjuha më e folur në skuadër…

Delo.autor

LOJTARI MË I MIRË QË KA DEBUTUAR ME KOMBËTAREN/ Çepele: E mbylla me lot në sy ndeshjen ndaj…

Delo.autor

10 DITË NGA FILLIMI I SEZONIT TË RI/ Juventusi jep lajmin e hidhur për Ronaldon, ja problemi i tij

Delo.autor

Leave a Comment