Futboll Sport

Lilaj humbet dy stërvitjet e radhës, Daja i vjen në ndihmë korçarit

Te Skënderbeu të gjithë janë sy e veshë nga Apeli për dëgjesën që do të zhvillohet lidhur me vendimin e UEFA-s për pezullimin me 10 vjet të Skënderbeut nga Europa dhe gjobë 1 milionë euro. Ndërkohë që korçarët po bëhen gati, Ilir Daja është marrë me pjesën tjetër të ekipit, pasi të dielën Skënderbeu pret kampionët në shtëpi për të luajtur ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit në Superligë.

Dëgjesa në Apelin e UEFA-s ka bërë që të ndryshojnë planet sa i përket seancave stërvitore për ekipin korçar. Sabien Lilaj do të jetë një nga ata që do dëshmojë në këtë dëgjesë, në këto kushte, mesfushori do humbase seancën e ditës së mëkurë dhe të ditës së enjte, ndërkohë që pritet t’i bashkohe ekipit ditën e premte.

Ilir Daja i ka ardhur disi në ndihmë 29-vjeçarit duke planifikuar sot një seancë stërvitore në orën 11:00, ku do të jetë dhe Lilaj i cili më pas do niset për udhëtim për të thënë fjalën e tij në dëgjesën që do zhvillohet në Apelin e UEFA-s.

Related posts

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Presidenti Duka: Kemi bërë zgjedhjen e duhur, do të japi…

Delo.autor

JUVENTUS “RIKTHEN” POGBAN/ Tifozët “bardhezi” të lumtur dhe në delir, por…

Delo.autor

E FUNDIT/ Sulmuesi Cale operohet me sukses, ja sa mungon braziliani…

Delo.autor

Leave a Comment