Champions League Futboll Sport

Pjesa e parë/ Bayern shpërdoron pafund, Marcelo zhvlerëson golin e Kimmich (VIDEO)

Nuk ka fitues në 45’ minutat e para ndërmjet Bayern Munchen dhe Real Madridit. Vendasit e dominuan totalisht kundërshtarin, duke regjistruar disa raste të rrezikshme, ndërsa Kimmich i kaloi në avantazh, por Marcelo në sekondat e fundit shënoi golin e barazimit.

Në minutatat e para është Bayern që luan më mire, duke iu afruar golit pas një zbritjeje të shpejtë në sulm, por miqtë janë me fat. Robben shqetëson kampionët e Gjermanisë, pasi dëmtohet që në minutën e 5’ dhe largohet nga fusha për t’ia lënë vendin mesfushorit Alcantara. Pavarësisht dëshirës, goditja e parë e rrezikshme vjen në minutën e 19’ nga mbrojtësi Rafinha, i cili provon nga distanca, por Navas pret pa problem. Në minutën e 23’ Reali jep sinjalin e parë me anë të mbrojtësit Carvajal, por gjuajtja e tij është ballore dhe kontrollohet mirë nga Ulreich. Bayern zhbllokon rezultatin në minutën e 28’ në “Allianz Arena”, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Kimmich shënon një gol të mrekullueshëm, duke befasuar portierin e “Los Blancos”, nga një pozicion i vështirë. Pasi u mbushën 30’ minuta lojë Heynckes merr edhe goditjen e dytë, pasi mbrojtësi Boateng pëson një tërheqje dhe i duhet të largohet nga fusha i dëmtuar. Në vend të tij aktivizohet Sule. Ribéry ka shansin më të mirë për të mbyllur ndeshjen, por i vetëm përballë portierit nuk arrin të gjuajë, duke humbur një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat (33’). Bayern luan më mirë, por është Reali që shënon. Një minutë nga fundi i kohës së rregullut Marcelo shënoi një gol mjaft të bukur në rastin e parë të rrezikshëm duke i dhënë një goditje të fortë Bayern.

 

Bayern Munich – Real Madrid 1-1

Shënues: Kimmich 28’/ Marcelo 44′

Bayern Munich: Ulreich, Hummels, Ribéry, Javi Martínez, Lewandowski, Robben, James Rodríguez, Rafinha, Boateng, Müller, Kimmich. Trajner: Jupp Heynckes

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Ronaldo, Kroos, Modrić, Marcelo, Casemiro, Lucas Vázquez, Isco. Trajner: Zinedine Zidane

Gjyqtarë: B.Kuipers, S. Van Roekel, E. Zeinstra (Holandë)

Related posts

Botërori, Batistuta këshillon Argjentinën dhe ka një merak për Messin

Sadik.Autor

“KAM VETËM PLANIN “A” ME PARTIZANIN”/ Ilir Daja: Po eksperimentoj për të marrë sa më shumë informacion

Delo.autor

ANCELOTTI NË ANKTH/ REALI hidhet në sulm, kampionët e Europës kërkojnë “yllin” e NAPOLIT

Isa.Autor

Leave a Comment