Champions League Futboll Sport

Real Madridi tregon muskujt dhe ‘prek’ finalen, Bayern i pafat ndëshkon veten (VIDEO)

Real Madridi shokon Bayern Munchen në “Allianz Arena” duke fituar me përmbysje falë golave të Marcelo dhe Asensio, që zhvlerësuan golin e Kimmich. Kampionët e Gjermanisë ishin ata që luajtën më mirë gjatë gjithë ndeshjes, por në fund kanë rëndësi golat që i shënuan miqtë nga Madridi, dhe tani janë me një këmbë në finale. Duhet theksuar fakti se Bayern humbi dy lojtarë tepër të rëndësishëm për shkak dëmtimi, në fillim Robben (5’) dhe Boateng (34’).

Robben shqetëson kampionët e Gjermanisë, pasi dëmtohet që në minutën e 5’ dhe largohet nga fusha për t’ia lënë vendin mesfushorit Alcantara. Pavarësisht dëshirës, goditja e parë e rrezikshme vjen në minutën e 19’ nga mbrojtësi Rafinha, i cili provon nga distanca, por Navas pret pa problem. Në minutën e 23’ Reali jep sinjalin e parë me anë të mbrojtësit Carvajal, por gjuajtja e tij është ballore dhe kontrollohet mirë nga Ulreich.

Bayern zhbllokon rezultatin në minutën e 28’ në “Allianz Arena”, pas një kundërsulmi të shpejtë. Kimmich shënon një gol të mrekullueshëm, duke befasuar portierin e “Los Blancos”, nga një pozicion i vështirë. Pasi u mbushën 30’ minuta lojë Heynckes merr edhe goditjen e dytë, pasi mbrojtësi Boateng pëson një tërheqje dhe i duhet të largohet nga fusha i dëmtuar. Në vend të tij aktivizohet Sule. Ribéry ka shansin më të mirë për të mbyllur ndeshjen, por i vetëm përballë portierit nuk arrin të gjuajë, duke humbur një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat (33’). Bayern luan më mirë, por është Reali që shënon. Një minutë nga fundi i kohës së rregullut Marcelo shënoi një gol mjaft të bukur në rastin e parë të rrezikshëm duke i dhënë një goditje të fortë Bayern.

Edhe në këtë pjesë sinjalin e parë e jep Bayern. Muller ka një mundësi mjaft të mirë për të kaluar Bayern në avantazh pas krosit nga e djathta nga Ribery, por Ramos është më i shpejtë dhe largon menjëherë rrezikun (51’).  Në minutën e 57’ Rafinha bëri një gabim të pafalshëm duke humbur një top në qendër të mesfushës, të cilin e rikuperon Asensio dhe pason menjëherë për Lucas. Ky i fundit ia kthen sërish dhe i vetëm me portierin, sulmuesi i ri spanjoll nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë duke shokuar gjermanët.

Një minutë më vonë Bayern i afrohet golit me Ribery, i cili gjuan fuqishëm nga brenda zonës, por Navas largon rrezikun në këndore. Ribery provon sërish, por francezi është i pafat në minutën e 69’, pasi topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë të Navas. 2’ minuta më vonë Ronaldo shënon pas një kundërsulmi të shpejtë, por gjyqtari e anuloi golin për prekje të topit me dorë nga portugezi. Në të 76’ Ulreich mban në lojë vendasit duke pritur një gol të sigurt, pas predhës nga Benzema. Në minutat e fundit nuk mungojnë rastet e rrezikshme, me Lewandowski-n që humbet një rast flagrant (88’), por portierët janë vendimtar dhe ndeshja mbyllet me fitoren e Realit që prek finalen e Champions.

https://twitter.com/oatcr7_/status/989226155906600960

Bayern Munich – Real Madrid 1-2

Shënues: Kimmich 28’/ Marcelo 44’, Asensio 57’

Bayern Munich: Ulreich, Hummels, Ribéry, Javi Martínez, Lewandowski, Robben, James Rodríguez, Rafinha, Boateng, Müller, Kimmich. Trajner: Jupp Heynckes

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Ronaldo, Kroos, Modrić, Marcelo, Casemiro, Lucas Vázquez, Isco. Trajner: Zinedine Zidane

Gjyqtarë: B.Kuipers, S. Van Roekel, E. Zeinstra (Holandë)

Related posts

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një aksioni perfekt, Mesfushori Kroos ndëshkon Valenicia-n me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Evertoni ia rrëmben edhe një yll Arsenalit

Q.Autor

JAMES LARG MYNIHUT/ Reali merr ofertë të shkëlqyer nga Anglia

F.autor

Leave a Comment