Futboll Sport

Trajneri i Suedisë mbyll përfundimisht derën për Ibrahimovic

Rikthimi i Ibrës në kombëtaren suedeze është bërë një çështje shumë e ngatërruar kur duhen ekzaktësisht edhe 47 ditë nga fillimi i Botërorit.

 

Si fillim ishte sulmuesi shtalartë i Los Angelos Galxy që deklaroi se kishte vendosur të rikthehet në kombëtare pas tërheqjes në verën e 2016 kur përfundoi Europiani i Francës.

 

I menjëhershëm ishte reagimi i trajnerit Janne Andersson, i cili tekstualisht u shpreh: “Nuk e di vendimin e Ibras, por nëse dëshiron të rikthehet në fillim duhet të ma thotë mua. Ai nuk më ka telefonuar. Nëse do ta bënte më pas do të vendos unë.”

Ajo që Ibra deklaroi nuk u prit mirë as nga portieri i kombëtares i cili e akuzoi 36-vjeçarin si një futbollist egoist për të cilin Suedia nuk kishte nevojë. Së fundmi ka ardhur një tjetër shuplakë për Zlatanin dhe është po nga trajneri Andersson.

Për ‘Kicker’ ai është shprehur qartësisht: “Ai hoqi dorë nga ekipi kombëtar pas kampionatit evropian, një vendim që unë respektoj. Nëse vendos të largohet nga skuadra, nuk mendoj se duhet të kthehet. Sidoqoftë, ai nuk më telefonoi dhe nuk është i përfshirë në planet e mia për Kupën e Botës”,-konfirmoi suedezi.

Related posts

MARCELO NË QENDËR TË VËMENDJES/ Braziliani nuk di të mbrojë, Shifrat e “tradhtojnë”

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËRORIN E KATARIT/ Por klubi belg ndëshkon mesfushorin maroken… Zbulohet arsyeja!

F.autor

NAPOLI I PAFAT/ Magjia e Di Maria shpëton PSG-në, Liverpool merr kreun me “poker”

Isa.Autor

Leave a Comment