Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Teuta: Skuadrat të kujdesshme, mungojnë gjuajtjet në portë

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Teutës.. Të dyja skuadrat vijnë nga rezultate të mira nga java e kaluar. Partizani fitoi derbin me Tiranën ndërsa Teuta mundi me meritë skuadrën e Skënderbeut.

Një fitore në ndeshjen e sotme, do ta ngjiste në krye skuadrën e Gegës. Ndërkohë edhe Teuta e Bledi Shkëmbit do të kërkojë të marrë maksimumin nga kjo përballje.

LIVE| PARTIZANI-TEUTA 0-0

25′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Bruno Telushi, por topi shkon në duart e portierit Hidi.

22′ Osmani gabon duke i dhuruar një top Bardhit, por sulmuesi nuk e shfrytëzon duke e humbur sërish topin.

16′ Latif harkon një top të rrezikshëm, nuk arrin ta devijojë me kokë Progni te pika e penalltisë.

13′ Mungojnë rastet e rrezikshme në portat kundërshtare.

7′ Teuta provon të rrezikojë në zonën e Partizanit, por pa sukses.

5′ Osmani nis një top inë zonën kundërshtare, por Hoxha del i qetë dhe kontrollon para Sidibes.

1’ Menjëherë një goditje nga këndi për Partizanin, por gardiani arrin të ndalë mirë harkimin në zonë.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

Sherri në miqësoren Fenerbahçe-Kukësi, ja çfarë shkruajnë mediat turke

Q.Autor

UEFA ndryshon ligjin, alkool në stadium duke filluar nga ky sezon

Sadik.Autor

FITOI DERBIN NË MINUTËN E 96’/ Klopp: Kërkoj falje për atë BUDALLALLËK

Isa.Autor

Leave a Comment