Futboll Premier League

Krijoi fondacionin bamirës, Mata po arrin sukses me iniciativën e tij

Juan Mata rezultoi i suksesshëm me fondacionin e tij Common Goal, në ndarjen e 1 për qind të pagës.

Mesfushori spanjoll i Manchester United, Juan Mata krijoi një iniciativë për të afruar akoma më shumë futbollin me personat në nevojë.

Ideja e këtij fondacioni është që çdo futbollist, ashtu sikurse edhe ai, të japë 1% të pagës për bamirësi për llogari të “Common Goal”.

Apeli i spanjollit nuk ra në vesh të shurdhër. Janë të shumtë ata futbollistë që i janë përgjigjur pozitivisht nismës së Matës, duke u bashkuar me të në synimin për këtë afrim të dy botëve të ndryshme. Mes lojtarëve që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë bamirësie janë Giorgio Chiellini, Matts Hummels dhe Kasper Schmeichel.

Nuk mbeti indiferent në këtë nismë të futbollistit spanjoll as Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i cili pranoi që të japë për bamirësi 1% të pagës së tij.

Kjo shifër prej 1% e pagës duket se nuk është një shifër e konsiderueshme për lojtarët, por është e rëndësishme për të ndryshuar jetët e personave të tjerë që po hasin në vështirësi të mëdha.

Related posts

Juventus mbetet me pikë të plota, por RONALDO po kthehet në një problem (VIDEO)

Isa.Autor

Modriç me lot në sy: Të trishtuar, por në fund krenarë. Kemi bërë diçka që do mbahet mend gjatë

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja shkon në DET përpara se të zbresë në fushën e blertë

Isa.Autor

Leave a Comment