Futboll

U dënua për përdhunimin e shqiptares, Robinho do të vijojë të luajë

Muajin e kaluar bëri bujë lajmi i dënimit të ish yllit brazilian të Milanit, Robinho, me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze me origjinë shqiptare. Vendimi u dha nga një gjykatë në Milano, e cila arsyetoi se braziliani, bashkë me 5 meshkuj të tjerë, përdhunuan një 22-vjeçare, në 22 janar të vitit 2013.

Aktualisht çështja është apeluar nga avokatët e brazilianit, që për momentin e vazhdon karrierën në atdheun e tij, me Atletico Mineiron. Gjithsesi, pavarësisht dënimit, Robinho do të vijojë të luajë futboll, sepse dënimi nuk hyn në fuqi deri sa të shprehet Gjykata e Apelit.

Por edhe në rast se në Apel konfirmohet i njëjti dënim, sërish do të jetë e vështirë burgosja e Robinhos, sepse Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij dhe ndalimi i Robinhos mund të bëhet vetëm nëse ai largohet nga atdheu i tij. Kështu, Robinho, pavarësisht vendimit të Apelit, mund të vijojë të luajë futboll në Brazil.

Related posts

NJË DILEMË PËR ROLIN E SULMIT/ Ja hallet e Sarrit në prag të sfidës ndaj Atleticos

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Milan bën goditjen me “low cost”, mesfushori Tonali rivishet “kuqezi” por…

Delo.autor

Rast i ngjashëm dopingu me Nasri, ky është rreziku që i kanoset Jashanicës

Q.Autor

Leave a Comment