Futboll Seria A

Nuk ka Krishtlindje për Milanin, futbollistët përgatiten për derbin

Rezultatet negative të Milanit, kanë bërë që Gattuso të mos i lejojë futbollistët të festojnë Krishtlindjet pranë familjeve të tyre, duke i grumbulluar sërish në Milanello.

Të ndarë në 3 grupe, kuqezinjtë kanë realizuar një seancë mjaft të lodhshme stërvitore ditën e sotme, ku theksi ka qenë te bashkërendimi i lëvizjeve në fushë. Trajneri Gattuso është parë mjaft i përqendruar dhe ka kërkuar impenjim maksimal në mënyrë të vazhdueshme.

Të mërkurën Milani do të përballet me Interin në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë, një trofe që kuqezinjtë do të tentojnë ta fitojnë, si një mënyrë për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League.

Related posts

Marco Branca: I “rrëmbyem” Coutinhon, Interi triumfoi ndaj Real Madrid

Sadik.Autor

ANALIZA PËR MILANIN/ Problemet e fazës së parë, ja çfarë duhet zgjidhur

Delo.autor

“Ju nga GJAKOVA jeni të frikshëm”/ CANA tregon se si u TREMB Etrit BERISHA pasi e preku padashje në…

Isa.Autor

Leave a Comment