Futboll Premier League Sport

Statistikat/ Salah “shpërfill” Messin dhe Ronaldon

Muhamed Salah është futbollisti i momentit në futbollin europian duke mahnitur me gjithçka dhuron në fushën e blertë. Egjiptiani ka shënuar 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin, duke lënë prapa Ronaldon dhe Messin.
Me dy finalizime kundër Romës në Ligën e Kampionëve, Mohamed Salah ka pushtuar vendin e parë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat.

Egjiptiani tani numëron 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin, 10 prej tyre në Champions League, 31 në Premierligë – duke lënë prapa Cristiano Ronaldon që nuk e gjeti rrugën drejt portës në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Bayern Munichut, duke mbetur në kuotën e 42 golave në 40 paraqitje.

I treti gjendet Ciro Immobile i Lazios me 41 gola në 45 takime, kurse në vendin e katërt pozicionohet Lionel Messi me 40 gola në 50 paraqitje.

Top pesëshja kompletohet me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, që gjithashtu nuk shënoi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madridit në Champions League.

29 vjeçari mbeti në kuotën e 39 golave në 44 paraqitje.

Related posts

IKËN NGA EMPOLI/ Mbrojtësi shqiptar arrin marrëveshjen me klubin italian

F.autor

SULMON ASHPËR MANCHESTER CITY-N/ Presidenti i La Ligas: Nuk ndikohen nga pandemia sepse…

Delo.autor

Lukaku dhuron spektakël dhe “shkel” sërisht mbrojtjen e Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment