Futboll Sport

Jo vetëm LILAJ dhe SHKËMBI në UEFA, edhe dy ish-lojtarë dëshmojnë sot para KOMISIONIT TË APELIT

Sot, në Gjenevë të Zvicrës përfaqësues dhe lojtarë të skuadrës së Skënderbeut do të dalin para Komisionit të Apelit për të dhënë dëshmitë e tyre për pretendimin e UEFA-s për trukim ndeshjes. Përvecc Sabien Lilajt dhe Bledi Shkëmbit, sot të pranishëm në seancën që zhvillohet në Zvicër do të jenë edhe Liridon Latifi me Bernard Berishën për të dhënë deklaratën e tyre.

Sipas Gazeta Olle, të dy futbollistët janë kërkuar nga avokati që përfaqëson Skënderbeun, Jean-Cédric Michel i cili ka kërkuar që përpara UEFA-s të ketë sa më shumë lojtarë që të dëshmojnë për dyshimet që kanë inspektorët e UEFA-s për ndeshjet e përfshira në raportet e tyre. Kujtojmë që sot do të zhvillohet vetëm seanca dëgjimore, ndërsa vendimi do të jepet në ditët në vazhdim.

Related posts

Parma shfaq interes për sulmuesin e Stoke City

Sadik.Autor

Futbollistët e Argjentinës “bojkotojnë” vendin, vetëm 1 prej tyre kthehet në shtëpi

Isa.Autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet e ndeshjes Belgjikë-Panama, Martinez “tredhëmbësh” në sulm

Sadik.Autor

Leave a Comment