Futboll La Liga

Kupa e Mbretit, Leganes sfidon Real Madrid

Real Madrid po kalon një moment të vështirë në kampionat, siç tregoi edhe humbja 1-0 e pësuar në javën e fundit të kampionatit spanjoll kundër Villarreal në “Santiago Bernabeu”. Ata ndodhen 19 pikë larg rivalëve të përjetshëm të Barcelona-s, që kryeson bindshëm në La Liga. Një diferencë e madhe kjo, që nxjerr madrilenët jashtë luftës për titull, ndërsa mbrojtja e titullit në Champions League do të vihet në provë nga përballja e dyfishtë me PSG-në në 1/8-at e këtij kompeticioni.

Kjo do të thotë se Kupa Mbretit mund të jetë objektivi më i mundshëm për t’u arritur nga skuadra e Zinedine Zidane, që do të luajë mbrëmjen e së enjtes në fushën e Legane-s, një ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e këtij kompeticioni. Për këto arsye pritet që “Zizou” të hedhë në fushë skuadrën më të mirë të mundshme. Pavarësisht nga kjo, miqtë nuk do ta kenë shumë të lehtë për t’u larguar me një fitore në shtëpinë e një ekipi që po kalon një moment të mirë forme. Detyra më e vështirë e “Los Blancos” do të jetë pikërisht në takimin që do të luhet në “Estadio Municipal de Butarque”, aty ku lojtarët e Asier Garitano janë shumë të vështirë të thyhen.

Në fakt, vendasit kanë mbrojtjen e tretë më të mirë të kampionatit spanjoll, pavarësisht humbjes 3-2 të pësuar të hënën e kaluar kundër Betis. Gjithashtu, Leganes nuk ka pësuar gol në shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi në të gjitha kompeticionet dhe ka fituar katër takimet e fundit që ka luajtur para publikut vendas.

Shifra dhe Fakte
– Real Madrid është i pamposhtur në 28 nga 30 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Mbretit.
– Në 11 nga 12 ndeshjet e fundit që Real ka luajtur në kupë janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.
– “Los Blancos” kanë shënuar të paktën 2 gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të luajtura në kupë.

– Në katër ndeshjet e fundit që Leganes ka luajtur me Real Madrid në të gjitha kompeticionet janë shënuar mbi 2.5 gola për takim.
– Vendasit kanë pësuar të paktën 2 gola në 4 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër madrilenëve në të gjitha kompeticionet.
– Real ka fituar të tri ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Leganes në të gjitha kompeticionet.

Related posts

ASKUSH NË EUROPË SI “VETERANI” I JUVENTUS/ Buffon: Isha i surprizuar që Inter nuk e kishte marrë më parë kreun, janë…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Basel i papërmbajtshëm, Stoker ndëshkon “Demat e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

“KY ËSHTË CIRK”/ Ja momenti kur Messi “shpërthen” pas ndërprerjes së ndeshjes Barazil-Argjentinë

Delo.autor

Leave a Comment