Futboll Sport

Federata e Suedisë: Ibrahimovic nuk do të grumbullohet për “Kupën e Botës”

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë pjesë e listës prej 23 lojtarësh, që kombëtarja e Suedisë do të marrë me vete në Rusi, për Botërorin e kësaj vere. Kështu tha presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, mesditën e sotme.

Sulmuesi 36-vjeçar, i cili së fundi bëri lëvizjen nga Manchester United te LA Galaxy nuk ka luajtur për Suedinë që kur u tërhoq ndërkombëtarisht, pas “Euro 2016”. Megjithatë, në javët e fundit, ideja e Ibrahimoviç ishte potencialisht rikthim në kombëtare, për të qenë pjesë e garën ndërkombëtare, Kupës së Botës 2018, në Rusi, pati nxitur mjaft diskutime.

Dhe ish-sulmuesi i PSG-së bëri pak për të shuar spekulimet, duke deklaruar se ai do të ishte në turne dhe se askush nuk mund ta ndalonte, nëse dëshironte të shkonte. Por, ky diskutim është mbyllur nga Lars Richt, presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit. Richt shpjegoi: “Kam biseduar me Zlatan të martën. Ai më tha se nuk e ndryshon mendjen për rikthimin në ekipin kombëtar, tha jo”.

Related posts

“KARRIERA E BUFFON ËSHTË PËR T’U ADMIRUAR”/ Legjenda Casillas: Argëtohet në fushë edhe 42-vjeçar…

Delo.autor

SHËNON FUTBOLLISTJA SHQIPTARE/ Ja festa e Kosovare Asllanit pas golit në Botëror (VIDEO)

Delo.autor

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Ka gol në ndeshjen Empoli – Roma (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment