Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Gati 100 milionë euro për të zëvendësuar Lewandowskin, Bayern hedh sytë tek ylli i Serie A…

Robert Levandovski po kalon një formë të jashtëzakonshme, por me 33 vite mbi shpinë, polaku nuk është një garanci për vitet e ardhshme. Për të rinovuar repartin e sulmit, drejtuesit e bavarezëve kanë hedhur sytë nga Italia.

Emri më i fundit në listë është sulmuesi i Napolit, Viktor Osimen. 22 vjeçari po luan vitin e dytë në Itali dhe ka treguar rritje në nivelin e lojës. Këtë vit nigeriani ka shënuar 5 gola në kampionat dhe po udhëheq ekipin drejt fitimit të kampionatit. Ai shihet si një opsion i mirë nëse Bajerni nuk arrin dot tek Erling Haland.

Gjermanët kanë gati rreth 100 milionë euro për të blerë lojtarin gjatë verës. Një ofertë kaq tunduese, mund të bëjë që presidenti I napoletanëve, Aurelio De laurentis, ta shesë lojtarin.

Në këtë moment nuk ka një një ofertë zyrtare, pasi gjithçka do të varet dhe nga dëshira e futbollistit.

Osimen u transferua tek Napoli nga skuadra e Lilës në verën e 2020-ës për një shifër rreth 70 milionë euro. Me bardhekaltërit, 22 vjeçari deri tani ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.

Related posts

“DJAJTË E KUQ” NUK NDALET/ Shënon golin e katërt Lingard (VIDEO)

Isa.Autor

EL CLASICO E PAZAKONTË! Reali dhe Barcelona nuk do të luajnë me fanella tradicionale

F.autor

SFIDA NDAJ SAN MARINOS/ Abrashi lë grumbullimin me Kombëtaren për shkak të dëmtimit. Ja kur rikthehet…

Delo.autor

Leave a Comment