Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, ka thënë me shaka se shoku i tij i skuadrës, Bernanrdo Silva, e do atë më shumë se të dashurën e tij.
Mendy, 23 vjeç, është kthyer në dispozicion të Pep Guardiola pas një mungese prej shtatë muajsh për shkak dëmtimi në gju dy javë pas fillimit të sezonit.
Mendy u transferua te City nga Monaco për 59 milionë euro dhe është pritur me duartrokitje në momentin e kthimit në fushë në ndeshjen e fituar 5-0 nga “Qytetarët” kundër Swansea-s.
Ndërkohë, Bernanrdo Silva u ble nga City për 50 milionë euro dhe të dy lojtarët janë bashkuar pas sezonit të suksesshëm që kaluan në Ligue 1 me Monaco.
“Më do më shumë mua se ushqimin dhe të dashurën e tij”, ka qenë mesazhi i postuar në Twitter nga Mendy, i shoqëruar me një fotografi ku dy lojtarët shfaqeshin duke u përqafuar gjatë ndeshjes me Swansea-n.