Futboll La Liga Sport

E çuditshme në Spanjë, gjyqtari “plaçkiste” lojtarët!

Gjykata në Xinizio de Lima ka dënuar gjyqtarin José Alberto A. M, gjithashtu punonjës i policisë, që ka përfituar nga roli i tij i gjyqtarit në “kampionatin e veteranëve” për t’i vjedhur paràtë futbollistëve në pesë qytete spanjolle Cea, Cartelle, Sarreaus, A Peroxa dhe San Cibrao das Viñas.

Nga maji deri në nëntor të vitit 2015, ai arriti të vjedhë një shumë totale prej 1795 eurosh, derisa u kap në flagrancë dhe u detyrua të dilte para gjykatës.

Ai do ta kthejë gjithë këtë shumë, për më tepër do të paguajë edhe një gjobë prej 2200 eurosh, e cila do t’i shmangë dënimin prej 9 muajsh heqje lirie, ashtu si e parashikon ligji spanjoll.

Çuditërisht, pavarësisht nga ky veprim, gjyqtarin nuk është pezulluar nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe vazhdon të gjykojë në kategoritë amatore, por jemi të bindur se ekipet do ta mbyllim me çelës dhomën ku do të ndërrohen…

Related posts

The Sun: Lewandowski në Liverpool, City ose Chelsea

Q.Autor

50 ndeshje në Champions/ Ja 10 “viktimat” e futbollistit që “kafshon” kundërshtarët

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ “Tulipanët” fitojnë një penallti, ylli Depay mposht Malin e Zi nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment