Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Nuk gjen vend për parking, trajneri ikën nga festa e ekipit…

Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri, ka dhënë një arsye të çuditshme për mungesën e tij gjatë festës për 75 vjetorin e klubit francez.

Në fakt, shtypi francez kishte shkruar për një ftohje të tij me drejtuesit e Nantes, por ka qenë vetë ish-trajneri i Leicester që ka shuar çdo thashetheme për të ardhmen.

“Kur mbërrita në vendin ku do të zhvillohej festa, kishte aq shumë makina në parking që nuk munda të gjej vend. Në atë pikë i telefonova presidentit dhe i thashë se po largohesha. Më pas shkova në aeroport dhe mora një avion privat për në Londrës, sepse kisha disa probleme hidraulike në apartamentin tim, si pasojë e shiut që ra në ditët e fundit,” – deklaroi Ranieri për “Le Figaro”.

Ranieri ka edhe një vit kontratë me Nantes, por jashtë shtuar zërat për largimin e tij, gjithsesi trajneri deklaroi: “Nuk them asgjë, vetëm se jam trajner i Nantes dhe vitin tjetër do të jem sërish këtu.”

Related posts

MAFIA E FUTBOLLIT/ Hije skandali në FIFA: Lionel Messi fitoi me vota të manipuluara (dhe çmenduria me formacionin më të mirë)

F.autor

LAÇI-BYLIS/ Kurbinasit kërkojnë kthesën e madhe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

F.autor

Leave a Comment