Futboll La Liga Sport

Ramos: Navas gaboi ndaj Bayern Munichut

Portieri Keylor Navas ka mbështetjen e bashkëlojtarëve të tij nga Real Madrid.
Keylor Navas nuk kaloi një pjesë të parë të lehtë në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.

Portieri i Real Madridit u fajësua për golin e pësuar nga Joshua Kimmich në ballafaqimin e parë të gjysmëfinales në Allianz Arena.

Por, futbollistët e Real Madridit shfaqën mbështetjen e tyre për portierin gjatë por edhe pas ndeshjes.

Sergio Ramos e Marcelo ishin të parët që ndanë përqafime me Navasin pas dy golave të Real Madridit në fitoren 2:1.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Partizani dhe Elbasani janë larguar më shumë, ja të gjitha lëvizjet që janë bërë deri tani në Superiore

F.autor

Kritika ndaj SHQIPTARËVE të Maqedonisë, në festimin e golit kërcyen “shqip” (VIDEO)

Isa.Autor

BARAZIM NË “OLD TRAFFORD”/ Manchester United dhe “Topçinjtë” ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment