Futboll Sport

“Magjia” e Mbappe i jep fitoren Parisit (VIDEO)

Paris Saint-Germain e ka pasur shumë të vështirë ndeshjen e javës së 23-të të Ligue 1 ndaj St Etienne, por në fund ka fituar.

Sfida ndaj vendit të 5-të në renditje pritej të ishte e vështirë për kampionët në fuqi, por në fund ishte magjia e Kylian Mbappe ajo që i ka dhënë fitoren 1-0 Parisit.

Pas ndeshjes së mesjavës ndaj Manchester United në Champions League, PSG është rikthyer në fushë me një skemë 3-5-2, ku Di Maria ka luajtur si sulmues, ndërsa Dani Alves dhe Bernat si mesfushorë.

Një tjetër vendosje e bukur e trajnerit Thomas Tuchel, i cili po ia del mbanë të fitojë pa u ndjerë mungesa e Neymar dhe Cavani.

Goli i Mbappe ka ardhur në fund të takimit. Ai është francezi i parë që shënon 19 gola në 18 ndeshjet e para të sezonit në Ligue 1, diçka që kishte 40 vite që nuk ndodhte.

Related posts

Coutinho kalon një 24 orësh për t’u harruar në Barcelonë

Q.Autor

E TRISHTË/ Futbolli anglez në zi, shuhet në moshën 74-vjeçare ish-futbollisti i njohur (EMRI)

Delo.autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Rivaldo i lutet Barcelonës: Mos lejoni që Neymar…

Delo.autor

Leave a Comment