Futboll Sport

Iraku me stadiumin më të madh në botë, gjithçka meritë e një basti

Do të quhet “The Lion of Babylon” dhe do të jetë stadiumi me kapacitetin më të madh në Botë, plot 135 mijë vende, gjithashtu do të ketë një dizajn referuar së ardhmes. Gjithçka do të realizohet në nder të fjalës për një bast të humbur, por do të jetë një stadium që do të ribashkojë pas vitesh të shumta konfliktesh dy popuj, pikërisht Arabinë Saudite dhe Irakun.

Pikërisht në Irak do të ndërtohet ky impiant gjigand që për nga madhësia do të kalojë edhe stadiumin “Rungardo May Day Stadium” që është ndërtuar në Pyongyang të Koresë së Veriut.

28 shkurtin e kaluar me rastin e sfidës kualifikuese për Botërorin Rusi 2018 mes Arabisë Saudite dhe Irakut të zhvilluar në Bassora sfida e parë pas shumë vitesh mes këtyre dy përfaqësueseve, sheiku Re Salman i kishte premtuar kryeministrit të Irakut Hayder Al-Abadi, ndërtimin e një stadiumi gjigand në rast humbjeje të skuadrës së tij. Dhe ashtu ndodhi Iraku edhe pse jo favorit mposhti Arabinë Saudite që kishte siguruar kualifikimin në Botëror, tashmë sheikut saudit Re Salman nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbajë premtimin e dhënë.

Related posts

Buffon: Superkupa s’do jetë TROFEU im i FUNDIT, Mbappe si PELE e MARADONA

Isa.Autor

STUDION MERKATON E ARDHSHME/ Shifra bombastike, Real Madrid ka gati ofertën GALAKTIKE për Mbappe

Delo.autor

MARRËVESHJA/ Gati 45 milionë euro, Guardiola kërkon të blejë “kopjen” e Rud Gullit

Delo.autor

Leave a Comment