Futboll Sport

Femrat vetëm për në kuzhinë? Djem, përgjigja ju vjen nga Tirana!

Në Gjermani bëri bujë historia e një futbollist, i cili u ndëshkua me karton të kuq sepse i tha një gjyqtareje femër se nuk është për futboll por për në kuzhinë. Dënimi i tij ishte të gjykonte një ndeshje femrash dhe e nxori tetë herë kartonin e kuq. Kur u pyet se pse e bëri këtë, ai tha: “Femrat nuk janë për futboll, por për në kuzhinë”. Pjesërisht ka të drejtë, pasi numri i femrave të pasionuara pas futbollit rritet çdo ditë, madje edhe të atyre që luajnë.

Edhe në Shqipëri është i njëjti pasion dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të dytin vit radhazi organizon kampionatin e minifutbollit për femra. Në të marrin pjesë 24 ekipet më të mira të kryeqytetit dhe janë luajtur ndeshjet e para në grupe. Shpresohet shumë që nga aktivitetet të tilla të dalin vajza të talentuara, që më pas futbollin ta kthejnë edhe në profesion.

NDESHJET NË GRUPE

N. Luarasi – Turgut Ozal8-2
Besnik Sykja – Arben Broci1-2
Ismail Qemali – Mehmet Akif10-1
A.Z.Çajupi – Sami Frashëri2-5
Partizani – Sandër Prosi1-10
Sinan Tafaj – Eqerem Cabej0-1
Qemal Stafa vs Asim Vokshi0-3
Myslym Keta – Aleks Buda3-7

Related posts

SITUATA NË KOMBËTARE KËRKON ZGJIDHJE/ Ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejën në stolin kuqezi

F.autor

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ “Demat” eliminohen nga Sheriff Tiraspoli në Europa league

Delo.autor

Eder Banega shënon ndaj Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment