Futboll Sport

LIVE/ Laçi-Kamza: Shkëndijat e para në portën e kurbinasve, Bonani pranë golit (VIDEO)

Luhet në stadiumin e Laçit, një nga sfidat përmbyllëse të javës së 15-të në Kategorinë Superiore. Vendasit presin Kamzën, në një sfidë me objektiva krejtësisht të kundërta, por me fitoren si synim në thelb.

bandicam 2018-12-02 13-56-01-502

Kurbinasit duan të mbeten pranë kreut, dhe tek ekipi i Memellit është rikthyer Sefgjini, ndërsa Eler e nis si titullar. Nga ana tjetër, lëvizje në formacion ka bërë edhe Gjoka, që e nis me Bonanin nga e majta, ndërsa Idrizaj e Frashëri mbulojnë linjën e djathtë.

 

LIVE | Laçi-Kamza 0-0

 

KOMENTI LIVE

17’ Harkim i gjatë nga goditja e dënimit në zonën e Laçit, është Bonani ai i cili provon me kokë, por gjuajtja e ish-it të Milanit kalon shumë pranë shtyllës.

14’ Krosim në zonën e Kamzës, Xhixha e ul bukur duke nisur Fangajn, por ky i fundit nuk e kap dot topin, për të provuar të godasë drejt portës së Avdylit.

8’ Përplasje në mesfushë, Bonani shkakton faull ndaj Lushkjes.

3′ Ndërhyrje e rrezikshme e Arrabal në mesfushë që në minutat e para.

1′ Nis ndeshja në Laç.

 

FORMACIONET

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli

bandicam 2018-12-02 13-59-56-498

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja, Beqiri, Bonani, Frashëri, Arrabal, Malaj, Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka

bandicam 2018-12-02 14-00-43-116

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Redvan Shaba, Ardian Beqiri

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ U transferua me bujë te PSG-ja, mesfushori i shkel syrin Arsenalit

Delo.autor

EURO 2020 NË RREZIK/ Pas shtyrjes mund të ndryshojë edhe formati i turneut

Delo.autor

BËN GJESTIN E MADH/ Neymar dhuron 5 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment