Futboll Premier League Sport

Alexis Sanchez dëshiron të shënojë e fitojë ndaj Arsenalit

Alexis Sanchez do të jetë i vendosur të fitojë ndaj Arsenalit, të dielën, sipas bashkëlojtarit të tij te Manchester United, Phil Jones. Sanchez u largua nga Arsenali për në “Old Trafford” në merkaton e janarit, për një marrëveshje shkëmbimi, që përfshinte Henrikh Mkhitaryan.

Kiliani është ende në kërkim të formës maksimale në “Old Trafford”, sepse, pavarësisht nga një shfaqje “bërthamore” në sfidën e fundit gjysmëfinale të “FA Cup”, në fitoren ndaj Tottenhamit, ai pranon se është ende duke u përshtatur me jetën në Manchester. Por, përpara se të përballet me klubin e tij të vjetër, për herë të parë, që nga lëvizja e tij, Sanchez është “skanuar” nga Jones.

“Unë mendoj se, larg nga “Emirates”, Sanhez mund të jetë pak më ndryshe, – tha Jones për MUTV. – Duke u kthyer të luajë ndaj sh-skuadrës, ku ishte shumë i dashur, patjetër do të ketë emocione. Në shtëpi është pak më ndryshe, por ai do të ketë nxitje të shtuar për të marrë një fitore ndaj Arsenalit”.

Supersfida e fundjavës në Premier League sjell, gjithashtu, herën e fundit që Arsene Wenger do të drejtojë në “Old Trafford” si trajneri i Arsenalit. Tifozët e Manchester United nuk kanë qenë gjithmonë të dashur me francezin gjatë viteve.

Edhe pse rivaliteti i tyre është ndezur gjatë viteve, Jones ka bërë thirrje për tifozët e “Old Trafford”, që të tregojnë respektin që Wenger e meriton, të dielën. “Ai ka qenë një trajner fantastik, – tha Jones. – Në këtë moment kam parë shumë gjëra në shtyp dhe është e vërtetë. Ai ndryshoi ndeshjen e futbollit dhe mënyrën se si luajnë ekipet. Arsene duhet të respektohet dhe të marrë shpërblimin që meriton”.

Related posts

Real Madrid dhe Barcelona nisin BETEJËN “el clasico” për mesfushorin spanjoll

Isa.Autor

Champions League/ Në Bernabeu përcaktohet finalisti i parë, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

ULTRASIT E INTER I BËJNË NJË SURPRIZË CONTES/ Tifozët këndojnë në kor: “Kush s’kërcen është Juventin”, ja reagimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment