Futboll Premier League

Manchester United i ka gati 45 milionë euro për yllin e Bordeaux

Manchester United është i gatshëm të bëjë ofertë hapëse prej rreth 45 milionë euro për sulmuesin e Bordeaux, Malcom, sipas Goal.com.

Trajneri i United, Jose Mourinho, e cilëson brazilianin si të riun me të ardhme më të ndritur në Evropë prandaj dhe do t’i kërkojë drejtuesve të “djajve të kuq” ta gjejnë një marrëveshje për blerjen e tij në janar, transmeton Express.

Mësohet se klubi francez është duke i kërkuar mbi 60 milionë euro për shërbimet e brazilianit, dhe me presidentin e Bordeaux, Stephane Martin, që ka insistuar se 20-vjeçari nuk do të largohet në dimër, United është i gatshëm ta lejojë atë të qëndrojë në skuadër deri në verë.

Besohet po ashtu se Arsenali është duke e vëzhguar Malcomin, edhe pse nuk ka bërë asnjë kontakt me Bordeaux deri më tani.

Related posts

TREGON AVENTURËN E TIJ NË “CAMP NOU”/ Ish-trajneri i Barcelonës: Maradona humbi 8 kilogramë për ndeshjen me Realin

Delo.autor

SUKSESI NDAJ CHELSIT/ Tekniku i Leeds: E merituam, luajtëm mirë

F.autor

VIDEO/ Real Betis në avantazh me Realin. Nacho me autogol

Q.Autor

Leave a Comment