Futboll Premier League

Arsenal do 40 milion euro të “lirojë” Sanchez në janar

Arsenal-it po i soset durimi me “rebelin” Alexis Sanchez dhe është gati të konsiderojë ofertat rreth 40 mln euro për të.

Kiliani ishte pranë Manchester City gjatë verës së kaluar, por Topçinjtë refuzuan 50 mln euro për të pasi nuk gjenin dot një zëvendësues në kohë.

Gjithsesi tani klubi londinez mund të jetë gati të dëgjojë oferta të reja kur të hapet merkato në janar, për një çmim më të ulët.

Raportohet se Sanchez kishte rënë dakord për një kontratë të re – përpara se të ndryshonte mendje pas disfatës ndaj Bayern.

Tani i mbetet Arsenal të vendosë nëse do ta mbajë lojtarin e pakënaqur deri në fund të sezonit apo do ta shesë te rivalët e Premier League që në janar.

Related posts

(VIDEO) Milan-Inter, shihni 10 golat më të bukur të shekullit të 21-të

Q.Autor

Suarez, asistues i golave të parë të Coutinhos në Liverpool dhe Barcelonë

Q.Autor

Dy pikë diferencë me Juven? Sarri: Kemi një grup të mirë

Q.Autor

Leave a Comment