Futboll Seria A Sport

Derbi Italisë/ Shiten të gjitha biletat, arkëtime rekord për Interin

Do të jetë Inter-Juve rekordesh ai që do të luhet të shtunën në mbrëmje në San Siro. Të dyja skuadrat të përballen në fushë në një sfidë deçizive si në garën për titull ashtu edhe në atë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Klubi zikaltër ka bërë me dije se janë shitur të gjitha biletat që ishin vënë në dispozicion për tifozët dhe San Siro do të jetë i tejmbushur për derbin e Italisë.

Janë shitur 78 mijë e 328 bileta për një total arkëtimesh që kalon shifrën e 5 milionë eurove. Një rekord asbolut të ardhurash ky për një ndeshje të Serisë A, para që shkojnë në arkat e Interi si skuadër pritëse.

Related posts

NEYMAR DREJT REAL MADRID/ Ja arsyet për të besuar te misioni i pamundur

Delo.autor

Projektohet shkëmbimi i bujshëm Pogba-Verratti…

Q.Autor

RRËFEN NGA JETA E SAJ PERSONALE/ Gazetarja shqiptare turpëron publikisht futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment